Ismail Qemali ka qene filogrek dhe donte krijimin e nje shteti Grekoshqiptar

Share

Me rastin e episodeve ne Serbi, ne ndeshjen e futbollit , me flamurin e Shqiperise Etnike e cila kishte fotografine e Ismail Qemalit, do te doja t'iu informoj se Ismail Qemali ka qene filogrek dhe donte krijimin e nje shteti Grekoshqiptar . E panjohur ne Greqi dhe ne Shqiperi eshte se ne fund te shekullit te 19 kishte plan ne mes te Greqise dhe Shqiperise per krijimin e Federates Grekoshqiptare dhe eshte firmosur ne vitin 1907 nje protokoll i vecante grekoshqiptar rene dakort nga Neokli Kazazi dhe Ismail Qemali ,kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Aristidhis Kollias ne librin e tij "I prokipuksi tu arvanitiku sindhesmu " shkruan "Nga 1881 deri 1907 kemi perpjekje te vazhdueshme dhe konsultime te perseritura midis Grekeve dhe shqiptareve me qellim krijimin e shtetit federativ Grekoshqiptar ." Shikoni fotografine e protokollit me firmen e Ismail Qemalit.

 

Nuk dihet as ne Shqiperi,as ne Greqi qe Ismail Qemali ishte filogrek i madh dhe donte bashkimin e Shqiperise me Greqine si nje federate Greko-Shqiptare dhe nenshkroi bile dhe Protokoll te vecante per federate Greko-Shqiptare me Greke me 22 Mars 1907. Arsyet e kesaj federate Greko-Shqiptare ishin se greket dhe shqiptaret ishin popuj vellezer,duke pasur te njejten origjine,dhe se kishin armik te perbashket Sllavet.

                                                                        

 

                                             

                                                                                   

                                                                                       

                                      

                                                                                    

Ismail Qemali mbaroi Shkollen Zosimea te Janines dhe fliste dhe shkruante shume mire greqisht.Ushqente ndjenja miqesore per Greket dhe per kulturen Helene. Profesori Grek i Filozofise se te Drejtes Neoklis Kazazis, qe ishte nje nga themeluesit e Shoqates Helenizmi, dhe besonte ne idene e Federates Greko-Shqiptare inkurajoi Ismail Qemalin te shtoi perpjekjet e tij per nje bashkepunim te ngushte me Greqine. Keto perpjekje te N.Kazazi shume shpejt dhane rezultat.
Ne te vertete Ismail Qemali morri iniciatice dhe me 1901, ndersa gjendej ne Kostandinopol per ceshtje te ndryshme qe i interesonin Shqiperise, i informuar se rrezikonte te arrestohej me urdher te Sulltanit, iku dhe erdhi ne Greqi per tu konsultuar me Kazazin.
Ne vazhdim vajti ne Bruksel ku dhe u stabilizua. Aty botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte:
ΣΩΤΗΡΙΑ
-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip "SHPETIMI-SHQIPERIA", gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj). Gjithsej botoi vetem pese numra per te thene ca te verteta, ne te cilat besonte ne menyre te patundur. Te verteta qe i sherbenin afrimit te dy popujve miq.
Karakteristike e ndjenjave te tij filogreke, te adhurimit dhe te besimit te tij te thelle qe kishte per Greqine, te se ciles kerkonte me ngulm bashkepunimin e ngushte, eshte artikulli qe botohet ne faqen e pare te numrit te dyte te gazetes
ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ ( SHPETIMI-SHQIPERIA) me titull DESTINACIONI I HELENIZMIT qe eshte himn i vertete per Greqine. Ate artikull vetem nje grek megalo-ideat do te mund ta shkruante.

Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per Greqine,Greket dhe Kulturen Helene.

DESTINACIONI I HELENIZMIT
Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. Leme menjane sherbimet, te cilat ky komb i madh beri per tere njerezimin, duke perhapur ne vendet me te largeta te botes kulturen dhe shkencen si substanca mireberese dhe me te drejte fiton tituj mirenjohjeje nga njerezimi. Por ashtu sic eshte sot, kombi Grek perben elementin kryesor dhe me te rendesishem te Lindjes.Ne rradhe te pare si popullsi raca Greke mbas Turqve dhe Arabeve tejkalon te gjitha racat e tjera te Lindjes. Nga ana gjeografike zoteron vendin e pare dhe me te mire ne Lindje. Vendi me i bukur i Mesdheut eshte det Grek. Deti Marmara eshte pothuajse komplet grek. Te gjitha ishujt e Arkipelagut, te Egjeut, te Jonit, te Propontides(Marmara) jane Greke. Te gjitha pothuajse brigjet e Azise se Vogel nga kembet e malit Tavros gjer ne Iraklia ne Pontos jane Greke. Gadishulli Ilirik me gjithe invazionet e kombeve dhe hordhive te huaja, ruajti Greke tere rajonet pergjate dy deteve,qe nga Danubi gjer ne gjirin e Ambrakise.
Komb si ai Grek, me te ardhme te lavdishme, duke pasur tere vendet me te rendesishme te Lindjes, ka tere te drejten te interesohet aktivisht per fatin e Lindjes,ne te cilen eshte historikisht dhe gjeografikisht faktori kryesor. Jemi te sigurt se cdo Grek eshte i ndergjegjesuar per kete te drejte, e cila perben destinacionin e helenizmit,dhe per obligimin qe rezulton nga kjo e drejte.
Kur themi Helenizmi nuk nenkuptojme Greket qe gjenden brenda shtetit Grek, nenkuptojme tere Greket, popullsia qe tejkalon tere popullsite e tjera te Lindjes,pervec Turqve dhe Arabeve. Ne jo Greket, deshirojme dhe urojme nga zemra te shohim Helenizmin si faktorin me te fuqishem ne Lindje.

Nqs shen Pauli nuk mbante ate fjalen e famshme ne Arios Pagos(Athine) greqisht dhe nuk tregonte ne njefare menyre Krishtin si grekofon, krishterimi nuk do te depertonte ne Greqi dhe pasandaj ne Evrope. Krishterimi me nje fjale ka zanafille greke, dhe kultura kristiane gjithashtu ka zanafille greke.

Cfare analizojme ne? Cili eshte destinacioni i Helenizmit. Greku eshte i ndergjegjesuar per destinacionin e tij. Cilat jane mjetet per realizimin e ketij destinacioni? Na intereson kaq shume ceshtja, perderisa jemi te bindur qe destinacioni i Grekut eshte dhe destinacion i (omaimou) me te njejtin gjak Shqiptarit, dhe se fati i njerit varet nga fati i tjetrit. Nuk kerkojme te japim analize psikologjike kombi si te kombit grek,as guxojme te shprehemi per kete. Cfare mund te themi me bindje qe ne fillim eshte qe kurre Greku nuk do degradoi ne degjenerim. Historia e tyre qe eshte dhe historia e njerezimit paraqet tere garancite per shpetimin e natyres greke nga shthurrja morale dhe degjenerimi. Historia e njerezimit na paraqet shume kombe, te cilat megjithese u neperkemben para vrullit te invaduesve te medhenj,arriten te rruanin identitetin e tyre kombetar.
Ama asnje nga keta kombe nuk mund te krahasohet me kombin grek.
Greku ne rradhe te pare eshte tipi i persoshmerise dhe te formes dhe te shpirtit te njeriut.
Asnje komb para tyre nuk arriti te krijoi nje ide per te miren dhe te bukuren.Asnje komb para tyre nuk arriti te kete dhe te respektoje ndjenjen e lirise.
Pasuesit e Maqedonasve, Romaket, vertet pushtuan Greqine, por u shpallen mbrojtesit e kultures Helene, dhe nepermjet fuqise materiale arriten te realizojne ate qe fuqia morale e Grekeve nuk kish arritur. Romaket nuk ishin armiq te Helenizmit, ishin ndoshta plotesuesit e tij. Ne te gjitha zoterimet romake gjuha greke, shkronjat greke ishin te respektuara, dhe Greket megjithese vasal konsideroheshin superiore te Romakeve. Retore, filozofe, poete, gjenerale dhe vete perandoret nuk kerkonin lavdi tjeter pervec krahasimit me ate te Grekeve dhe nuk konsideroheshin te kenaqur pervecse kur virtytet e tyre vertetoheshin perkrah atyre te Grekeve.
Perandoria Bizantine perfundoi Perandori Greke.
Komb pra i padegjeneruar perballe kaq te keqijave dhe peripecive, nuk mund te degjenerohet dhe as te konsiderohet subjekt nen degjenerim.
Greku dhe omaimos(me te njejtin gjak me te) Shqiptari rruajten, njeri me me shume hollesi, tjetri me nje fare ashpersie, superioritetin shpirteror dhe cilesine e bashkejeteses me te gjitha kombet dhe te klimatizimit ne te gjitha vendet dhe te gjitha klimat. Ka kombe te medha,te cilat nepermjet superioritetit dhe durimit mbizoteruan ne te gjitha vendet e botes dhe formuan shtete kolosale,sic jane Anglo-Saksonet. Ama asnje komb nuk ngjan me Greket. Greku dhe ne te kaluaren dhe sot shkon ne te gjitha zonat dhe ne te gjitha klimat, ku
stabilizohet jo si i huaj por si i njohur(vendas).

 

Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per ceshtjen Maqedonase:
Nuk lejohet ceshtje Maqedonase. Ekziston vertet Maqedonia ne Turqine Evropiane ashtu sic ekziston Karia, Paflagonia ne Turqine Aziatike, sic ekziston dhe Lakedemonia, Biotia ne Greqi, nuk ekzistojne ama Maqedonas.
Kryesisht ceshtje Maqedonase nuk ekziston. Ata qe paraqesin ceshtje Maqedonase synojne ne formimin e Bullgarise se Madhe.
Greket aspak nuk duan te neperkembin te drejtat e kombeve te tjera, qendrimi i tyre eshte thjesht mbrojtes. Elementi Bullgar frymezohet ama nga predispozita te tjera, kerkon me te gjitha mjetet te perhapet ne dem te elementit Grek.
Eshte imperative me nje fjale, ose elementi sllav te privohet nga mbeshtetja e jashtme qe e ben sulmues, ose elementi Grek te mbeshtetet ne menyre qe te mund te rruaje cfare kerkojne ti shkepusin.
I tille eshte qendrimi reciprok i Grekeve dhe Bullgareve ne Trake dhe Maqedoni.
Ndersa te paret(Greket) kerkojne te zoterojne rajonet e pastra Greke, Bullgaret bejne c`eshte e mundur qe te shkelin zoterimet e kombeve te tjera dhe kryesisht vendet greke. Greket vetem nje gje deshirojne, te rruhen nga shkelja e te drejtave te tyre historike dhe etnologjike.
Me pak fjale Ismail Qemali verteton se Maqedonia eshte Greke dhe denon shovinizmin Bullgar.

Per fat te keq sot gjerat jane krejtesisht ndryshe. Nje antihelenizem difuz mbizoteron ne Shqiperi.Shqiptaret urrejne Greket dhe i neverit kultura helene.
Per fat te keq ndjenja antishqiptare mbizoterojne ne Greqi.
Ju mesuan ndonjehere keto, miq Shqiptare, ne bankat e shkollave? Ju folen ndonjehere per ndjenjat filogreke te Ismail Qemalit? Ju folen ndonjehere per perspektiven e formimit te Federates Greko-Shqiptare? Sigurisht jo. Pse? Pse gjithashtu ne Greqi, Greket nuk i kane mesuar keto? Cilet duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene armiq dhe jo miq? Cilet nuk duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene aleate? Cilet kane frike nga kjo perspektive?
Kjo urrejtje midis Grekeve dhe Shqiptareve eshte artificiale dhe u sherben te tjereve dhe vetem demtuese eshte per keta dy popuj miq.

 

                                               

     

Ismail Qemali botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte:
ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip "SHPETIMI-SHQIPERIA", gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj).
                   

 

Add comment


Security code
Refresh

Comments  

 
0 #5 Wilbur 2017-09-25 22:37
With the like of pumpkin seed, Siberian ginseng and saw palmetto, it supplies essential vitamins
and minerals. The best approach in your penile size issue is to accept the facts and find a
solution. Most doctors prescribe antidepressants for stopping
premature ejaculation as many of these drugs have a very side-effect - delayed orgasm.



Feel free to surf to my website - https://www.viagrapascherfr.com/sildenafil-generique-pas-cher-lyon/: https://www.viagrapascherfr.com/sildenafil-generique-pas-cher-lyon/
Quote
 
 
0 #4 Charley 2017-06-12 06:22
I see your page needs some unique articles. Writing manually is time consuming, but there is solution for this hard task.
Just search for - Miftolo's tools rewriter

Also visit my site ... JacksonHindm: http://instagram.com/Kindra22
Quote
 
 
0 #3 G. 2016-03-05 18:02
Të shtoj edhe dicka mbi atë "banerin" e ngritur në Beograd. I vetmi flamur i shqiptarëve dhe i Shqipërisë është flamuri kuq e zi i Skënderbeut. Ai baneri me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe figurën e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit nuk është flamur i Shqipërisë Etnike
Quote
 
 
0 #2 G. 2016-03-05 17:55
Kam lexuar diku në vëllimin e dytë të Historisë së Popullit Shqiptar, botuar në Tiranë , për synimet e tilla të Ismailit. Për fat të mirë kjo nuk njihet në qarqet filoturke shqipfolese dhe fundamentaliste islamike sepse perndryshe do ta baltosnin edhe figuren e Ismail Qemalit, siç e baltosën Nënë Terezen, Skënderbeun e shumë të tjerë.

P.S. Ajo lecka që i tmerroi serbët në Beograd gjatë asaj ndesheje futbolli Serbi/Shqipëri, ska lidhje me Shqipëri etnike, por është vetëm një sajim i një patrioti shqiptar

Ju përshëndes
Quote
 
 
-1 #1 Genti pellazgians 2015-09-11 05:05
Ti je nje filogrek i ndyre,nese do ish me te vertete si thua ti,,,Pse nuk u be edhe gjuha shqipe gjuhe zyrtare ne shtetin dhe kombin e sapo krijuar Greqine, duke e ditur sipas te dhenave te sakta qe shqipja ishte gjuha popullore ne "greqine e sotme".
Quote
 

ANNOUNCEMENT:

The reproduction of part or all of the posts in the website PELASGIANS-GREEKS-ALBANIANS – www.greeks-albanians.com is allowed, in electronic media, under the condition that the author is mentioned and an active link is placed for this web page.

The reproduction of part or all of the posts in the website PELASGIANS-GREEKS-ALBANIANS – www.greeks-albanians.com is prohibited in printed media without the written permission of the owner of this website Marios Dimopoulos.

Friday the 20th - . Thanks to Joomla 2.5 templates by FTS